PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, nis me tensione seanca e parë e kësaj legjislature

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 10:35 | Politikë

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, nis me tensione seanca e

Ka nisur me tensione edhe seanca e parë e legjislaturës së XI, ku do të betohen e rinj të kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Partia Demokratike, e cila së bashku me aleatët e saj në këtë mandat ka 50 deputetë, nisi aksionin opozitar, duke shpalosur pankarta me foto të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste dhe të mbishkruara me akuza.

Pas ngritjes së komisionit të verifikimit të mandateve me 6 emra nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, kreu demokrat Sali Berisha kërkoi fjalën në seancë. 

“Nuk lexoi emrat e Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk e lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, por vetëm presto nomet”, tha Berisha ndërsa rreth foltores u mblodhën deputetë e tjerë opozitarë me pankarta në duar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos