"Për Olta Xhaçkën desh u rrahën me grushte në Gjykatë"- Trondit Murrizi: Nuk pranonin ta hetonin

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 21:56 | Politikë

"Për Olta Xhaçkën desh u rrahën me grushte në

Deklarata tronditëse ka bërë ish–deputeti demokrat Myslim Murrizi në lidhje me standardin e strukturës së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit sa i takon hetimit të Olta Xhaçkës. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai bëri të ditur se një prokuror që heton Erion Veliajn, desh është rrahur me grushte në gjykatë për të mos hetuar Olta Xhaçkën.

“Drejtësia flet me standarde. një prokuror që heton b... e kanotiere të Veliajt, për Olta Xhaçkën desh u rrah me grushte në gjykatën e apelit se nuk ka dashur ta hetojë, se gjykatësi i shkallës së parë tha duhet bërë hetim pasuror. Vetingu atë që iu bë Murrizit 8 muaj”, tha ai në A2 CNN.

Sipas Murrizit, drejtësia është sjellë me dy standarde sa i takon hetimit të politikanëve dhe është përdorur nga mazhoranca.

“Këta miliarderë  lundrojnë në prona, pasuri e resorte dhe s’ka hetim pasuror. Sjellje me dy standarde. Këta ia nxorën 6-7 prokurorë të përdorur keq nga mazhoranca që këtë godite këtë mos e godit”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos