Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale të kandidatëve në Pogradec. A2 CNN ka siguruar rezultatet e dala nga përfundimi i numërimit të votave, të cilat janë si më poshtë:
PS
Bledi Çomo 8399 vota
Alfons Olldashi 1208 vota
Arian Jaupllari 690 vota
Besa Spaho 536 vota
PD
Genti Çela 2880 vota
Gentian Çala 2404 vota
Kristian Koçibelli 719 vota
Andrea Mano 393 vota
Ndërkohë, kandidati socialist Bledi Çomo, i cili ka rezultuar edhe më i votuari në Pogradec, shpalli fitoren me atmosferë festive. Ai është rankuar i dyti me i votuar ne qarkun e Korçës.
Numërimi i kutisë së fundit është shoqëruar nga një moment me humor, shkruan A2 CNN.
Vetë Bledi Çomo ka falenderuar pogradecarët dhe të gjithë ata që e mbështetën në nivel qarku, duke shtuar se qyteti i Pogradecit tashmë e ka zërin e tij në Kuvendin e Shqipërisë. (A2 Televizion)