Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Nga Ideal Gola
12 Maj 2025, 22:21 | Politikë

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit.

Pasi më herët gjatë ditës numërimi përfundoi në bashkinë Has, tashmë është mbyllur numërimi edhe në bashkinë Tropojë dhe Kukës.

Partia Demokratike siguron fitoren dhe dy mandate, ndërsa një tjetër i takon Partisë Socialiste. PD mori 18934 vota ose 52.95%, PS 10970 vota ose 30,68%, ndërsa e treta doli PSD me 5061 vota ose 14.51%. Partia e Tom Doshit pati një rritje të jashtëzakonshme në nivel qarku në krahasim me rezultatin e vitit 2021 (184 vota) me mbi 2650%, por pavarësisht kësaj nuk arritën të merrnin një mandat në këtë qark.

Në anën tjetër, PD pati një tkurrje si katër vite më parë pa LSI mbi 24 mijë vota. Aktualisht numërimi për kandidatët për qarkun po vijon vetëm në Has. Nesër pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët edhe në bashkitë Kukës e Tropojë. Në nivel qarku janë shpallur të pavlefshme mbi 900 vota.

Vota sipas bashkive për subjektet politike:

KUKËS 73/73

PD 9331- 46.77 %

PS 6229 - 31.22 %

PSD 3880 - 19.45 %

 

HAS 18/18

PD 3547 - 52.57 %

PS 2231 - 33.07 %

PSD 841 - 12.46 %

 

TROPOJË 38/38

PD 6056 - 66.81 %

PS 2510 - 27.69 %

PSD 340 - 3.75 % (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos