Sekretariati i Etikes me shumicën e votave të socialisteve përjashtoi me 15 ditëe nga punimet e Parlamentit kreun e grupit demokrat Gazment Bardhi. Me argumentin se Bardhi ka shkelur rregulloren e Kuvendit, duke fyer Kryetarin e Kuvendit, mazhoranca kërkoi të përjashtohej me 30 ditë, por në komisionin e etikës ata e zbutën qëndrimin duke ja përgjysmuar masën dispilinore.
Në një deklaratë pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, deputeti Saimir Korrshi deklaroi se një vendim i tillë është marrë për të ulur zërin kritik të Bardhit.
“Na bënë ulje çmimi duke qenë se brenda 15 ditëve mbaron raportimi i organeve të drjetësisë. Kjo bëhet për të ulur zërin kritik që ka pasur dhe ka kreu i grupit parlamentar në lidhje em roganet ligjzbatuese. Nuk kemi rënë pre e provokimit të kreut të grupit PS, Taulant Balla pavarësisht s efilloi em gjuhë denigruese dhe vrer ndaj opzoitës. Këta s’duan të ketë denoncime normale. Dy janë gjërat kryesore; heshtja dhe mbyllja e gojës për të vetmen armë që ka sot opozita sepse numrat këta i kanë”, deklaroi Korreshi.
Bardhi ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Byronë e Kuvendit, pavarësisht se demokratët besojnë se qëllimi i vërtetë i këtyre dënimeve është mbyllja e gojës së opozitës për të denoncuar shkeljet e kësaj mazhorance qeverisëse.
(A2 Televizion)