Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet Vilson Pepa në Republikën Domenikane

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 08:30 | Politikë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet Vilson

Është arrestuar në Republikën Domenikane, shtetasi shqiptar Vilson Pepa, i njohur ndryshe si anëtarë i grupit kriminal që trafikonte drogë dhe që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çapja.

Vilson Pepa është në kërkim nga SPAK lidhur me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, një pjesë e të cilës u kap në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020.

Sipas të dhënave paraprake, Pepa është ndaluar një ditë më parë në Santo Domingo dhe kishte me vete dokumente shqiptare dhe italiane.

Po ashtu burimet shtojnë se atij iu gjeten edhe 5 aparate të enkriptuara dhe para cash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos