Dënohen krerët e UÇK, Gazment Bardhi: E papranueshme!

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 12:04 | Politikë

Dënohen krerët e UÇK, Gazment Bardhi: E papranueshme!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dënimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me burg nga Gjykata Speciale.

“E pabesueshme! E papranueshme!”, shkroi Bardhi në rrjetet sociale. “Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj padrejtësie dhe turpi të njerëzimit! Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS. Përjetësisht me UÇK-në!”.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë të mërkurën, raporton A2 CNN.

Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera kur ai ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, kur Kosova po luftonte për t’u shkëputur nga Serbia.

Në vendimin e dhënë Gjykata tha se Thaçi u shpall fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe personave të konsideruar bashkëpunëtorë të forcave serbe të sigurisë, të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë konfliktit.

Për akuza të ngjashme, u dënua me 25 vite burg edhe Rexhep Selimi. Kadri Veseli u dënua me 13 viter burg ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vite burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos