“Presim vendimin e Kushtetueses”, Milva Ekonomi: Puna vijon sikur të jemi në fushatë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 21:26 | Politikë

Zyrtarja socialiste Milva Ekonomi deklaroi në Çdokënd me Merita Haklajn se PS nuk e komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zgjedhjet në Tiranë.

Ekonomi u shpreh se pavarësisht këtij vendimi, puna organizative me strukturat vijon sikur të ishte fushatë elektorale.

“Ne kemi një qëndrim të prerë që nuk komentojmë vendimin e gjykatave. Gjykata kushtetuese ka vendosur pezullimin dhe nuk ka anuluar ditën e zgjedhjeve. PS është e organizuar punon fort me strukturat në terren, në fushatë apo jo. Edhe fakti që kemi 6 kandidatë tregon se kemi një organism të mirë të partisë në të gjithë territorin.

Në çdo lagje të Tiranës kemi organizatës dhe anëtarësinë. Ne vazhdojmë të punojmë sikur zgjedhjet do të ndodhin, ne nuk interesohemi për datën, por që strukturat të jenë të gatshme. Ne punuam dhe pas zgjedhjeve, ndamë punën me organizatat. Kemi durim të presim vendimin final të Kushtetuese. Ne e kemi sfidën me socialistët. E dimë që ata kanë nevojë të mbështeten, për ta bërë më mirë punë. Ne mbajmë shënime në cdo lagje. Kandidatura tjetër vazhdon punën”, tha Ekonomi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos