Presidenti reagoi në A2 CNN për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Do habitesha po të thoshte “u pendova”

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 14:08 | Politikë

Presidenti reagoi në A2 CNN për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi sërish të premten Presidentin Barjam Begaj, duke e quajtur kukull të Kryeminstrit Rama. I pyetur të komentojë mbi deklaratën e Begajt në A2 CNN që nuk është penduar për dekretimin e zgjedhjeve, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese pezulloi pjesën për Tiranën, Berisha tha: “Duhet të kesh ndërgjegje njerëzore, ky është reagimin im, duhet të kesh integritet njerëzor, që të pendohesh. Në qoftë se do thoshte “u pendova”, kjo do më habiste. Kurse kjo tjetra, asnjë çudi. Ky është kukulla e Edi Ramës”, u shpreh Berisha, përcjell A2 CNN.

“Histori kukulle. Jo po 1/6 a 1/5, bëka matematikën. Se problem sipas tij, sipas kukullës, ishte Cërriku, apo ishte Vlora, Berati, Tepelena. Por kush e shtroi atë. Shikoni çfarë ngushëllimi gjen, shikoni për krimin kushtetues që ka kryer. Shikoni si ngushëllohet. Kush është ankuar për Cërrikun, Beratin, Vlorën, Tepelenën apo Matin? Asnjeri”.

“Po si mund të thotë ai, është vetëm 1/6 e dekretit. Po të gjitha bashkitë e tjera nuk bëjnë sa gjysma e Tiranës, meqenëse i pëlqyeka matematika dhe statistika. Po kush të ja mësojë, ai njeh matematikën e Edi Ramës”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos