Primaret 2025, PD: Pjesëmarrja më e lartë në proceset zgjedhore të brendshme

Nga A2 CNN
2 Mars 2025, 09:36 | Politikë

Partia Demokratike ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025. Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike sipas të cilës në total në të gjithë qarqet e vendit kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.

“Kjo është pjesëmarrja më  e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore ne PD shenjë e rritjes së besimit të shqiptarëve te PD. Kanë qenë vetë anëtarët që kanë votuar në mase, duke pritur edhe me orë të tëra për të votuar, sipas parimit një anëtar një votë”.

Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).

Sipas KOKOE, kjo tregon rritjen e besimit te PD dhe forcimin e parimit “një anëtar, një votë”, ndërkohë që  procesi u zhvillua në të gjithë vendin në mënyrë të qetë dhe pa probleme.

Referuar procesverbaleve të ardhura në forme elektronike pranë KOKOE, nga Komisionet e Votimit në të gjitha Qarqet/Degët e PD, KOKOE informon si më poshtë vijon:

                QARKU       Pjesëmarrja

1              KUKES          2,640

2              SHKODER      4,451

3              DIBER             2,204

4              LEZHE             3,669

5              DURRES         4,920

6              ELBASAN       3,927

7              KORCE          4,826

8              BERAT           2,044

9              FIER               4,580

10           GJIROKASTER    1,957

11           VLORE            2,584

12           TIRANE         13,052

                Totali             50,854

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos