Sa mandate do të marrë PS në 11 maj? Deputetja socialiste e bindur: Jemi për rekord

Nga A2 CNN
4 Maj 2025, 22:37 | Politikë

Sa mandate do të marrë PS në 11 maj? Deputetja socialiste e

Për deputeten Blerina Gjylameti, PS-ja do të marrë më shumë deputetë se 4 vite më parë. Këtë deklaratë ajo e bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

“Unë besoj se do të jemi me më shumë mandate se në vitin 2021. Unë këtë e shikoj nga kontaktet që kam me qytetarët, nga terreni. Kemi besimin për atë që kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë. Kjo më bën shpresëplotë se do të kemi mbështetje masive dhe përgjegjësi më të shtuar se mandatin e katërt.

Ne kemi qenë 74 mandate në 2021 dhe besoj se do të marrim më shumë, por nuk jam e gatshme tashmë të bëjë një projeksion të tillë”, tha deputetja socialiste.

Gjylameti tregon se çfarë do të bëjë Rama nëse zgjidhet kryeministër për herë të katërt

E ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti foli për zgjedhjet e 11 majit, atë që ofron mazhoranca dhe çfarë presin qytetarët nga një mandat tjetër për Edi Ramën.

“Kjo fushatë është unike. Për herë të parë kërkon një votë nominalisht, lista e hapur dhe po aq do të duhet të bësh fushatë qoftë në zonën ku je drejtuese politike dhe je e ngarkuar për të kërkuar vota, por duhet të jesh paralelisht në të gjithë qarkun ku je kandidate për t’u votuar. Po i rikthehemi asaj lidhjes së qytetarëve me përfaqësuesin e tyre në parlament. Unë besoj se kjo fushatë do të prodhojë një marëdhënie të re.

Qytetarët e presin edhe pasaportën Europiane, pasi me të presin një administratë më funksionale, të kenë cilësi më të mirë shërbimi, infrastrukturë më të mirë, një ekonomi më të zhvilluar. Pasaporta europiane është simboli i standardeve europiane që duhet të kenë edhe shteti shqiptar. Duke e nisur me një ekonomi shumë të mirë të ekonomisë shqiptare. Ky është një proces”, u shpreh Gjylameti në “Off the Record”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos