Protesta e 22 marsit, Krasniqi: Duan të tërheqin vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ja efekti që kanë prodhuar

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 21:08 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar protestën e fundit të opozitës gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN. Sipas Krasniqit, opozita nuk e rrezikon mazhorancën, por protestat kanë prodhuar efekt në aspektin ndërkombëtar.

Opozita nuk përmbush asnjë nga kriteret e tilla që mund të sjellë, as zgjerim, as reformim, as ide, as shpresë, as potencial që mund të rrezikojë mazhorancën. Efekti kryesor i këtyre protestave është që mund të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe për të pasur deri diku një lloj radikalizimi që eliminon debatin e brendshëm politik,” u shpreh ai.

 “Ka funksionuar. Protesta e djeshme ishte dhuratë, që në momentin që Parlamenti mori vendimin për të mos hequr mandatin, çdo opozitë në botë duhet të dilte në rrugë. Biles u habita që e shtynë ca ditë, sepse duhet të dilnin që të nesërmen,” tha Krasniqi.

Më tej, ai solli edhe shembuj konkretë të interesit ndërkombëtar për situatën në Shqipëri.

Efekti kryesor, e përsëris, është ndërkombëtar për dy arsye. Sot kam patur dy telefonata për intervista nga dy media perëndimore dhe të dyja kanë qenë: çfarë po ndodh në Shqipëri, a është ngritur Shqipëria dhe ku po çon kjo situatë. E ka dhënë efektin. Të presim çfarë do fusin në referim ata,” përfundoi ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos