Më 15 mars demokratët do të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.
Protesta e opozitës do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa në rrjetet sociale është shpërndarë nga demokratët posteri i protestës, ku ftohen qytetarët që t’i bashkohen tubimit kundër mbylljes së TikTok.
Thirrja për protestë u bënë nga kreu i PD-së, Sali Berisha pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbyllur platformën në Shqipëri për 1 vit.
“Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha.
(A2 Televizion)