PS tërhiqet nga dominimi i zgjedhores, shumica merr edhe Avokatin e Popullit, Balla: Jo më peng i PD

Nga Fjorela Beleshi
13 Tetor 2025, 15:15 | Politikë

Partia Socialiste mund të tërhiqet nga projekti fillestar për të zotëruar me shumicë anëtarësh Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ka shtrirë dorën për bashkëpunim kolegut të tij demokrat, Gazment Bardhi, për ta diskutuar termin e barazisë së anëtarëve të mërkurën, në Konferencën e Kryetarëve, shkruan A2 CNN. Toleranca për zgjedhoren, megjithatë, nuk reflektohet nga shumica për komisionin tjetër të posaçëm, atë për reformën territoriale.

Për Avokatin e Popullit do të hapet gara për të disatën herë në Kuvend, por kësaj here, me 83 kartonët jeshilë, mazhoranca nuk e ka ndërmend të kushtëzohet nga tradita, sipas së cilës emri i dakordësuar duhej të vinte nga opozita.

Që prej më shumë se 11 vitesh në pushtet, Partia Socialiste nuk ka pasur arsye të protestojë. Por këtë të premte, edhe socialistët do të dalin në shesh në mbrojtje të luftës së UÇK-së. Për këtë arsye, në mbledhjen e grupit, Balla u ka kërkuar të gjithë deputetëve të majtë që të angazhohen për protestën e ditës së premte, e cila do të mbahet në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos