Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një telefonatë me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, ku në fokus të diskutimeve ishte faza e parë e marrëveshjes së paqes dhe lirimi i shumëpritur i pengjeve.
Lajmin e bëri të ditur vetë Spiropali përmes një postimi në platformën ‘X’, ku vlerësoi bisedën si “thellësisht domethënëse” dhe theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi si një moment humanitar dhe simbol shprese.
“Në prag të lirimit të shumëpritur të pengjeve, pata një bisedë thellësisht domethënëse me homologun tim të nderuar izraelit, Gideon Sa’ar”, shkroi Spiropali.
Ajo theksoi gjithashtu se faza e parë e Planit të Paqes, e frymëzuar nga përpjekjet ndërkombëtare të udhëhequra nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, përbën një hap thelbësor drejt paqes, duke e cilësuar atë si “triumf të jetës, dinjitetit dhe solidaritetit njerëzor”.
A New Dawn for Peace and Humanity
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) October 12, 2025
???????????????? On the eve of the long-awaited hostages release, I had a deeply meaningful conversation with my esteemed Israeli counterpart, @gidonsaar. We reflected on how Phase I of the Peace Plan, inspired by earlier international efforts championed… pic.twitter.com/0crEB8BCki
Në kuadër të kësaj komunikimi diplomatik, Spiropali bëri të ditur se ka pranuar një ftesë nga homologu izraelit dhe se javën e ardhshme do të fluturojë drejt Tel Avivit për një vizitë zyrtare.
“Me kënaqësi pranova ftesën e tij të përzemërt për të vizituar Izraelin javën e ardhshme, ndërsa riafirmuam miqësinë mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe për të punuar për një të ardhme më të ndritur e më paqësore”, shtoi ajo.
Ministrja e jashtme e Shqipërisë përmbylli mesazhin e saj me një apel për reflektim ndërkombëtar, duke theksuar se “edhe në kohët më të vështira, vizioni dhe humanizmi mund të triumfojnë”.
(A2 Televizion)