Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka raportuar shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës. Deri në orën 16:00 mësohet se kanë votuar 32,05% e votuesve, pak më shumë se i njëjti orar krahasuar me zgjedhjet e majit 2023.
Në këto zgjedhje, Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo garojnë për të marrë vendin e qytetarit të parë të Himarës. Provcesi është vlerësuar normal nga KQZ, por kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, denncoi disa parregullsi, si moslejimi i votuesve me dokumente identifikimi të skaduara, por edhe transferimin e zgjedhësve në këtë bashki pas dekretit të presidentit për datën.
Dule konsideron edhe dekretin si të antikueshtetues, pasi është nxjerrë pa u shtyrquar ankimimi i Belerit në KAS për shpalljen të pavlefshëm të mandatit të tij. (A2 Televizion)