Qeveria propozon rezolutë antikorrupsion, "për Shqipërinë në BE"

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 12:32 | Politikë

Qeveria propozon rezolutë antikorrupsion, "për

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, mazhoranca ka dalë me një projekt-rezolutë “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin”, për një Shqipëri anëtare të Bashkimit Europian.

Në këtë projekt-rezolutë kërkohet që të ngrihet “një Komision i Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE, përmes një vlerësimi/analize të situatës në këto fusha, si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse. I gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk do të cenojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë”.

Në projekt-rezolutë lexohet më tej: “Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i konsiderojmë detyruese përmbajtjen dhe angazhimet e kësaj rezolute, pavarësisht dallimeve dhe vijave të qarta ndarëse politike e programatike mes nesh, në çdo aspekt dhe për çdo aspekt tjetër të jetës parlamentare”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos