Qeveria shqiptare, marrëveshje për hapjen e një universiteti spanjoll në Gjirokastër

Nga A2 CNN
2 Maj 2024, 10:13 | Politikë

Qeveria shqiptare, marrëveshje për hapjen e një universiteti

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirlu, ka deklaruar se kanë miratuar në parim hapjen e një universiteti spanjoll në Gjirokastër.

“Sot në mbledhjen e qeverisë, miratuam programin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë. Pas vendimit të hapjes së kolegjit të Europës dhe marrëveshjes me homologët austriakë për reformimin e Universitetit Bujqësor, kemi miratuar në parim hapjen e filialit në Gjirokastër të Universitetit Kombëtar të arsimit në distancë. Do të sjellë risi dhe do të ketë kampus në Gjisokastër. Tituj dhe gradat do të njihen automatikisht”, tha Manastirliu.

Qeveria shqiptare, marrëveshje për hapjen e një universiteti

Ndryshime në 4 ligje në fushën e mjedisit, Kumbaro: Forcojmë masat ndëshkuese

Qeveria, në mbledhjen e sotme, ka vendosur të ndryshojë 4 ligje në fushën e mjedisit, me qëllim forcimin e masave ndëshkuese ndaj krimeve mjedisore.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi para gazetarëve se duhet një forcim i masave ndëshkuese, ndaj do të rishikohet paketa ligjore.

Qeveria shqiptare, marrëveshje për hapjen e një universiteti

“Qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e 4 ligjeve në fushën e mjedisit, ligjin për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ligjin e ndikimit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.  Rezultatet e Këshillit Kombëtar, ku pyetjes a duhet të forcohen masat ndëshkuese për krimin në mjedis, pjesëmarrësit me mbi 70% thanë që duhet një forcim i masave ndëshkuese, ndaj duhet rishikuar e gjithë paketa ligjore”, tha Kumbaro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos