
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 14:00 deputetët e Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. A2CNN mëson se kjo mbledhje do të mbahet në vijim të zhvillimeve që priten në pranverë.
Socialistët do të kalojnë një pranverë duke u marrë me organizimin e partisë dhe takimet në terren me anëtarët dhe rekrutimet e reja. Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PS do të mbahen në periudhën maji-qershor. (A2 Televizion)