Rama: PS me ekip të ripërtërirë në zgjedhje

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 09:23 | Politikë

Rama: PS me ekip të ripërtërirë në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, ka prekur temën e listës së deputetëve të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë përsëriti se deputetët që kanë më shumë se një mandat do të jenë në listën e hapur, me ndonjë përjashtim të veçantë.

"Një skuadër shumë të mirë do ta kemi. Do kemi një skuadër të ripërtërirë, ku do të harmonizohet energjia e të rinjve me eksperiencën. Do kemi një skuadër që do të ketë të gjithë dijen e nevojshme dhe të brendshme brenda institucioneve. Por, edhe një skuadër që do të garantojë një përfaqësim që do të përputhet me ekzigjencat. Do të jetë skuadra më e vjetër në eksperiencë dhe në energji”, tha Rama.

“Kur votoni Partinë Socialiste, votoni dhjetra të rinj. Dje e kemi bërë të qartë vijën parimore: kush ka qoftë dhe një mandat, do të marrë vota për vete. Burrat po e po, por edhe gratë. Në listën e mbyllur do të jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në Parlament", shtoi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos