Rama në takim me fermerët: Të gjithë duan më shumë buxhet e më pak taksa

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 14:06 | Politikë

Rama në takim me fermerët: Të gjithë duan më shumë

Kryeministri Edi Rama, në një takim në Cërrik me fermerë e sipërmarrës për të dëgjuar problemet e idetë e tyre, deklaroi se “buxheti nuk është në asnjë mënyrë përgjigjja për sfidat që kemi dhe për zhvillimin që duam të bëjmë”.

“Fryma e kësaj tryeze është e qartë. Duhet të marrim maksimumin nga secili prej jush. Ndihuni të lirë që të flisni, që të kuptojmë se çfarë ndodh në territor. Arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe në mënyrë më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit. Në mënyrë sporadike kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamjen e parë janë të thjeshta, por janë jashtë rrezes së vëmendjes dhe të leximit nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe patjetër edhe konsum të pafrytshëm të kohës suaj”, tha Rama, shkruan A2.

Sipas Ramës, “të gjithë turren te buxheti duke thënë “duam më shumë buxhet dhe më pak taksa”. Buxheti nuk është në asnjë mënyrë përgjigjja për sfidat që kemi dhe për zhvillimin që duam të bëjmë. 250 milionë euro është linja e kredisë e Bankës së Shqipërisë. Është kredi shumë më e butë, plus me garanci sovrane nga qeveria. Bashkia duhet të jetë e para e interesuar që me këta njerëz të ulet dhe të ndërtojë një shoqëri të përbashkët, të fusë fonde aty dhe për atë shoqëri të përbashkët të marrë kredinë përkatëse. Nuk shkohet larg me subvencione, por thjesht mbijetojmë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos