Nga sot, emigrantët shqiptarë në Itali mund të përfitojnë nga njohja e pensioneve. Nga marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës përfitojnë edhe qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri.
Ndërkohë lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se kjo marrëveshje sjell një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve sipas tij, u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut.
Sipas dokumentit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, vlerësohet se nga kjo marrëveshje do të mund të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë dhe 4 mijë italianë, shkruan A2 CNN.
Postimi i Ramës:
Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut
Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre (A2 Televizion)