Kryeministri Edi Rama, në Samitin “Growth Plan”, nuk pranoi të përgjigjet për Belinda Ballukun, pasi u pyet nga gazetarët.
“Respektoni këtë takim. Më pyesni në konferencë, prisni kohën tuaj”, tha kreu i qeverisë, shkruan A2 CNN.
Deri më tani, nuk ka asnjë koment apo reagim nga kryeministri për vendimin e Gjykatës së Posaçme për zv/kryeministren, edhe pse ditën e djeshme kanë qëndruar për disa orë në selinë e qeverisë së bashku. (A2 Televizion)
