Gazetari Namir Lapardhaja, në emisionin Off The Record të Andrea Dangllit, analizoi zhvillimet e fundit politike dhe veprimet e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se goditjet ndaj qeverisë nuk po përkthehen në avantazh për opozitën.
Lapardhaja u shpreh se veprimet e SPAK dhe GJKKO-së mbeten të pavarura nga politika dhe janë nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Megjithatë, sipas gazetarit, reagimet e opozitës tregojnë se këto goditje ndaj pushtetit nuk po kthehen në oksigjen politik për PD-në. “Zhvillimet e sotme janë dioksid karboni për opozitën,” tha ai, duke argumentuar se PD jo vetëm nuk po i shfrytëzon politikisht këto momente, por shpesh po krijon alibi duke i paraqitur si “luftë brenda llojit”. (A2 Televizion)
