
Përpara se te nisë sezoni i ri politik, Kryeministri Rama ka parashikuar një retreat me ministrat e qeverisë së tij me 24-25 gusht në Pogradec.
A2 CNN mëson se në këtë mbledhje, anëtarët e kabinetit do të raportojnë për punën e bërë dhe situatën gjatë këtij sezoni turistik. Gjithashtu gjatë këtij retreati do vendosen edhe piketat për nisjen e vitit të dytë të mandatit të katërt qeverisës.
Socialistët kanë pasur detyrë të lexojnë edhe Besën si dhe Prania Besnike që më pas ta implementojnë në sezonin e ri politik. Retreat është një traditë e përvitshme e Kryeministrit pas pushimeve të verës. (A2 Televizion)