Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj deklaroi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se Partia Demokratike nuk i humbi zgjedhjet e 11 majit, por se ato u trukuan nga kryeministri Edi Rama.
Për ta përforëcuar qëndrimin e tij ai bëri një krahasim edhe me sistemin e notës në universitet, duke iu referuar detyrës së tij si pedagog.
“E di që do duket patetike kjo që po them por Partia Demokratike i ka bërë shërbimin më të madh Shqipërisë duke i lënë asaj ende një opozitë të vërtetë, sepse ne kemi qenë në prag zhdukjeje, reale. Tani opozita është në këmbë sado që ne dolëm nga një farsë elektorale. Njerëzit tanë janë të zhgënjyer dhe të mërzitur me të drejtë, pas 12 viteve mbështetje. Provimet janë të trukuara, ky është problemi. Unë jam pedagog në universitet dhe nëse bëj çmos që një studenti ti ul notën, apo një studenti që është për të kaluar me truk mund t’ia dal. Kjo ka ndodhur në zgjedhje”, deklaroi Gjekmarkaj në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)