Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën, reagon Gjekmarkaj: Isha i emocionuar

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 20:36 | Politikë

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike u vendos në “Off the Record” nga moderatori Andrea Danglli përballë një shkrimit të tij të vjetër, ku akuzonte Sali Berishën për kapjen e partisë.

Demokratët nuk janë dele dhe nuk po kërkojnë një bari”, shprehej Gjekamarkaj dhe i pyetur nëse ”hoqi dorë Berisha së qëni çoban, apo përkrahësit e tij u bën dele të bindura”, siç ai kishte frikë, deputeti demokrat u përgjigj duke thënë se asokohe ka shkruar nën ndikimin e emocioneve momentale.

“Nuk besoj që të ushqejmë të tashmen me të shkuarën sepse ne e kemi tejkaluar të gjithë situatën emocionale ku kemi qenë. Atë të konfliktit, qoftë edhe kur kemi shkruar edhe kur kemi folur. Kemi patur pasionet e momentit se njerëz jemi. Por di të them se Sali Berisha është dëshmuar për herë të dytë në lartësinë e madhe të historisë, njëherë në dhjetorin e 90’ duke udhëhequr revolucionin, tani duke shpëtuar pluralizimin dhe PD pa llogaritur një pafundësi të madhe shërbimesh që i ka bërë vendit si Kryeministër apo President”, u shpreh Gjekmarkaj në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos