
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot rreth orës 13:00 në zonën e Saukut ekipin për “Besën” dhe “Praninë besnike”, ministrat zëvendësministrat dhe drejtuesit politik.
Kjo mbledhje vjen pas takimit të një jave më parë ku u diskutua në lidhje me sezonin e ri politik, duke përfshirë kalendarizimin e "Pranisë Besnike" në çdo territor, si dhe hartimin e ndryshimeve ligjore për "PasqyrAlbania".
Ndërkohë në lidhje me Bashkinë e Tiranës një debat ka nisur në radhët e socialiastëve se kush do të jetë kandidat i kësaj force politike për zgjedhjet e 2027-ës. Përpos Ogerta Manastirliut, emri i të cilës u propozua nga Edi Rama shtatorin e shkuar, është vetëofruar edhe Erion Braçe. (A2 Televizion)