Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 13:00 | Politikë

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, jep dorëheqjen

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen këtë të mërkurë, raporton A2 CNN. Sala mësohet se ka dorëzuar dorëheqjen në mbledhjen e qeverisë. 

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen këtë të mërkurë, raporton A2 CNN. Sala mësohet se ka dorëzuar dorëheqjen në mbledhjen e qeverisë.

Zonja Sala është përfolur prej kohësh për disa mosmarrëveshjeve me Kryeministrin Rama, për sa i përket drejtimit të Ministrisë dhe reformave që duhet të kryheshin në këtë institucion, por ende nuk janë të konfirmuara arsyet zyrtare se përse është larguar.

Në fillim u përfol që Sala mund të merrte drejtimin e një instituti në Shqipëri, por, sipas burimeve, ajo do të largohet nga Shqipëria.

Edhe pse për momentin nuk ka një emër për pasuesin e zonjës Sala në detyrë, Kryeministri do të duhet ta emërojë një, kur të dërgojë te Presidenti kërkesën e dekretimin e shkarkimit të saj dhe dekretimin e zëvendësuesit.

Evis Sala mori drejtimin e Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama.

Krue e propozoi për këtë post, kreu i qeverisë tha Sala kishte një karrierë të pasur nga Nju Jorku në Kembrixh dhe së fundmi në Romë. Sipas Ramës, ajo do t’i shërbente Shqipërisë sipas tij në përpjekjet për në BE.

“Ministrja e Shëndetësisë vjen nga nju Jorku ku ka mbajtur pozicionin e profesores e shefes së radiologjisë abdominale tek universiteti i Kembrixhit dhe së fundmi në poliklinikën Gemelli dhe ushtron profesionin e pedagoges në Romë. Do ta lërë Italinë për të na u bashkuar si ministre e Shëndetësisë në këtë përpjekje historike të Shqipërisë në BE do të sjellë edhe shembullin e shqiptarëve të suksesshëm në botë”.

Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.

Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh, thoshte Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos