Rama vizitë zyrtare në Abu Dhabi, takon presidentin e Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga A2 CNN
19 Prill 2026, 19:02 | Politikë

Rama vizitë zyrtare në Abu Dhabi, takon presidentin e Emiratet e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Abu Dhabi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ai shtoi se vizita zhvillohet në një moment tensionesh në rajonin e Gjirit. Rama theksoi se Shqipëria shpreh mbështetje për Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa shtoi se vendet e rajonit përballen me sfida të lidhura me situatën aktuale.

Vizita në Abu Dhabi vjen pas ndalesave të mëparshme të kryeministrit në Romë dhe Barcelonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos