Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Berisha: Fakton farsën elektorale, Rama dështoi ta ndryshonte

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 12:59 | Politikë

Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Berisha: Fakton farsën elektorale,

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, duke evidentuar një sërë problematikash që lidhen me përdorimin e burimeve shtetërore dhe mungesën e garës së barabartë midis partive.

Sipas raportit, kandidatët, në shumicën e rasteve, ishin në gjendje ta zhvillonin fushatën lirisht, por mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe publikimin, pak para ditës së zgjedhjeve, të faljes së një numri të madh gjobash. Po ashtu, zyrtarët e lartë qeveritarë morën pjesë në një sërë aktivitetesh zyrtare, të cilat shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë ndarjen mes shtetit dhe partisë”, thuhet nw raport.

Kreu i Partisw Demokratike, Sali Berisha reagoi menjëherë pas publikimit të raportit, duke e cilësuar atë si provën përfundimtare të farsës elektorale të 11 majit.

“Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se qeveria shqiptare kishte bërë përpjekje për të ndikuar në përmbajtjen e raportit, por sipas tij, ato dështuan plotësisht.

“Siç kisha paralajmëruar, janë bërë përpjekje për të ndryshuar termat e raportit, por ato patën zero efekt. Është meritë e institucioneve vëzhguese që i qëndruan fjalë për fjalë konstatimeve që faktojnë një farsë të vërtetë elektorale.”

Berisha shtoi se raporti përfundimtar mbështet plotësisht konstatimet e raportit paraprak, duke theksuar se zgjedhjet e 11 majit shkelën parimet themelore ndërkombëtare të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit, Kodit të Venecias dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare për zgjedhjet e lira.

Kodi Zgjedhor u shkel 4500 herë me evente të ndaluara gjatë fushatës elektorale”, u shpreh Berisha, duke shtuar se shumat e përdorura për këto aktivitete “kapin dhjetëra e qindra milionë euro, përfshirë 7 milionë euro për organizimin e ‘Giro D’Italia’”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos