“Rilindja” e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, hapet konkursi ndërkombëtar

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 11:46 | Politikë

“Rilindja” e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”,

Është hapur zyrtarisht konkursin ndërkombëtar për projektimin e rindërtimit të Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”. Në konferencën e organizuar në ambientet e godinës morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Kryeministri Rama u shpreh se kjo godinë ikonike e sportit shqiptar meriton vëmendje të veçantë për të rikthyer lavdinë e dikurshme dhe shpirtin e garës. “Pallati i Sporteve ka qenë një pikë referimi për sportin shqiptar. Tani është momenti për t’i dhënë një formë të re, një forcë të re dhe një frymë të re. Me këtë projekt do t’i rikthejmë tifozët dhe emocionin e dikurshëm të garës,” tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria po synon të ngjitet në nivele të reja sportive, duke organizuar kompeticione ndërkombëtare jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll dhe volejboll. “Finalja e Conference League ishte një hap i madh. Synimi për të zhvilluar në Shqipëri edhe finalet e kupave evropiane nuk është i paarritshëm,” theksoi ai, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, ministri Gonxhja e cilësoi rindërtimin e “Asllan Rusit” si “rikthim të dinjitetit të sportit shqiptar” dhe theksoi se qeveria synon modernizimin e plotë të infrastrukturës sportive në çdo nivel, duke e kthyer sportin në prioritet kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos