Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan videon me opinionet e qytetarëve

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 09:03 | Politikë

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan videon me

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet një tjetër video në lidhje me aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë, i cili u përurua vetëm pak ditë më parë.

Sipas Ramës, ky aks shkurton udhëtimin drejt qytetit juglindor, teksa në video shfaqet dhe mendimi i qytetarëve që kanë nisur të përdorin këtë rrugë.

“Me opinionet e qytetarëve, të cilët kanë kaluar përmes aksit rrugor më të ri Qukës-Qafë Plloçë, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes, duke ofruar udhëtim të këndshëm dhe në një kohë më të shkurtër, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos