“SHBA u tërhoq nga SPAK”, Rama: Berisha gati të ulet me mua për ta shkrirë

Nga Fjorela Beleshi
25 Shkurt 2025, 14:10 | Politikë

Dy muaj e gjysmë para zgjedheve, SPAK-u është kthyer në element të rëndësishëm të fushatave elektorale të dy partive politike të mëdha në vend.

Njëra palë, mazhoranca, kërkon ta kthejë në standard, por duke e mbajtur në jetë, ndërsa tjetra, opozita, kërkon zhbërjen e institucionit. Kryeministri Edi Rama “Sy m’sy” flet se si duhet të jetë një institucion europian: “Është një “baby” institution, ka nevojë për kritika. Çdo njeri që shkon atje duhet të respektohet”.

Në këtë komunikim nga zyra e tij, Edi Rama ngriti një situatë hipotetike me idenë që për këtë çështje Sali Berisha është gati të dialogojë me të pavarësisht të gjithë luftës politike: “Me një fishkëllimë vjen”.

Pasi ngriti pikëpyetjen, kreu i mazhorancës dha edhe përgjigjen negative. Sipas tij, jo se e pengojnë ndërkombëtarët, por sepse ai e do SPAK, si “baby institution” siç vetë e quan: “Amerika iku, mori edhe njerëzit nga SPAK... iku”.

Me patronazhistët dhe me njerëzit e tij, Edi Rama e pranon për të disatën herë që zgjedhjet e 11 majit i dëshiron për të hyrë në histori me mandatin e katërt.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos