Gazment Bardhi i është përgjigjur Edi Ramës, pasi kryeministri postoi një mesazh që tha se i kishte ardhur nga "koordinatori juridik i gjyqeve me kënetën".
"Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin", shkruan Bardhi në "X".
(A2 Televizion)