“Prova s’kanë dhe spërdridhen duke shtyrë seancat”, Rama publikon mesazhin nga koordinatori juridik

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 11:56 | Politikë

“Prova s’kanë dhe spërdridhen duke shtyrë

Kryeministri Edi Rama publikoi një mesazh që i ka ardhur nga koordinatori juridik i atyre që i quajti “gjyqe me kënetën”.

Rama ka postuar këtë mesazh në rrjetin social “X”: “Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak: “Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene Bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu, e Ols Rama kështu, packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate, avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuar etj etj.. Pra, gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.

“Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu...”, shton më tej Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos