“Shkarkimi i Veliajt, i vonuar”, Besnik Muçi: Gjykata e bëri të qartë që ka dyshime

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 21:47 | Politikë

“Shkarkimi i Veliajt, i vonuar”, Besnik Muçi: Gjykata e

Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, i ftuar në Çdokënd me Merita Hakljan u shpreh se Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra më herët, sapo gjykata u shpreh se ka dyshime të bazuara në prova se është i përfshirë në krim.

Muçi solli në vëmendje disa raste të tjera me të zgjedhurit vendor të cilët janë shkarkuar nga qeveria më herët.

“Procedimi penal i një të zgjedhuri vendor, marrja e një mase sigurie, do të thotë që ka dyshime të mëdha. Sidomos kur është në 3 shkallë. Sipas vendimit të Gjykatës ka dyshime që ky person është përfshirë në krim. Kur një organ i rëndësishëm thotë që ka dyshime të bazuara në prova, në vlerësimin tim kaq mjafton që këshilli i ministrave ta shkarkonte për shkelje të ligjit. Kemi rastin e Lushnjes, Dibrës, Vaut të Dejës. Ne i kemi precedentët edhe në vlerësimin politik. Për mua ku duhet të ishte qëndrimi në përputhje me standardin e ndjekur. Veliaj nuk u shkarkuar dhe u la pending. Nëse nuk ndodhi kjo ishte e qartë që në krye të tre muajve të mblidhej këshilli e ta shkarkonte. Le të ishin zgjedhjet”, tha Muçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos