Fatmir Mediu ishte i ftuar në Çdo Kënd në A2 CNN ku foli rreth strategut amerikan të fushatës së opozitës Chris LaCivita dhe a mbaroi misioni i tij në Shqipëri.
Ndërsa vlerësoi figurën e LaCivita, kreu i republikanëve shtoi se do të vazhdojë punën për të çuar të vërtetat e Shqipërisë në nivelet më të larta të administratës amerikane.
Mediu shkoi dhe më tej, duke thënë se Shqipëria tashmë është bëri si në serialin e njohur Narcos dhe solli në vëmendje kërkesën e ambasadës së SHBA për të denoncuar krimin e organizuar.
“Unë kam dëgjuar dhe paçavure se sa i zoti dhe i pazoti ishte LaCivita. Fushata e PD ishte shumë e mirë. Berisha ndërtoi një komunikim shumë të mirë me qytetarët, që ishte dy hapa para strukturave të PD. Qytetarët ishin më optimist. Marrëdhënia me LaCivita do të vazhdojë për riorganizimin dhe padyshim do të synojmë të çojmë të vërtetën në SHBA.
Ka një interes të SHBA kundër luftës ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse nuk shkëputen lidhjet e krimit me qeverinë, Shqipëria nuk bën asnjë hap përpara. Shqipëria njësoj si Narcos. Me kanabis nisi atje. E njëjta situatë është tani. Duhet të shfrytëzojmë çdo lloj momenti. Nuk ka turp më të madh në Shqipëri që nuk ka zgjedhje të lira”, tha Mediu. (A2 Televizion)