Peleshi në krye të Kuvendit, Berisha: U zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni, qenie amorfe

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 18:58 | Politikë

Peleshi në krye të Kuvendit, Berisha: U zgjodh një njeri me 5

Pas zgjedhjes së Niko Peleshit kryetar të Kuvendit me 84 vota, Sali Berisha foli për gazetarët jashtë parlamentit, duke thënë se “në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni”.

"Sot parlamenti i karteleve operoi në shkelmim të plotë të parimeve kushtetuese dhe Kushtetutës së këtij institucioni.

Sot në parlament më të përfaqësuarit e shqiptarëve janë kartelet e drogës më të fuqishmet në Europë, të lidhura me organizata terroriste, kartelet e Amerikës Jugore, Sinaloan e Meksikës, kartelin Medelin dhe kartele të tjera të cilat kanë arritur të penetrojnë, të nguliten në çdo segment, në çdo nivel të narkoshtetit shqiptar.

Jeni dëshmitarë për numrin e deputetëve që mbështetën këto kartele në Elbasan Çela-Çopja, në Durrës Troplini-Hajri-Avdylaj-Dervishi etj., në Lezhë, Tuku, në Fier ‘Hakmarrja për Drejtësi’, Shytët, Renato Salihi, Arben Qimja, në Vlorë bandat të damkosura ndërkombëtarisht, në Shkodër famozët Bajri e kështu me radhë.

Sot në drejtim të përfaqësisë së karteleve dhe krimit, vendoset porositësi i vrasjeve me dokumente zyrtare.

Vendoset njeriu i implikuar zyrtarisht me dokumente me kartelin e heroinës së Elbasanit, me kartelin e kokainës Elbasan-Peqin, me Bajrët famozë dhe me banda të tjera, organizata të tjera kriminale.

Sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. Niko Peleshi është historia e korrupsionit, është njeriu që ka firmosur akte madhore korruptive për djegësat, qoftë për prodhimin e energjisë në djegësin e Elbasanit dhe djegësin e Elbasanit, akte të cilat e bëjnë atë përgjegjës automatik për dëme kolosale që u ka bërë shqiptarëve.

Niko Peleshi është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe në zona të tjera, kur ka qenë ministër Bujqësie. Peleshi të themi të vërtetën është nga pikëpamja, të themi e konstitucionit, në rrafshin konstitucionalist, jo të Kushtetutës, por të fizikut, ai është një qenie amorfe.

Pra, ky njeri në vend që të shkojë atje ku ka vendin, ky merr kreun e parlamentit vetëm e vetëm se ka vjedhur së bashku me Edi Ramën.

... Tani jemi për betejë, nuk kemi nevojë për tolerancën e tyre fare.

Asnjë nevojë për tolerancën e tyre, ata nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar, ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar.

Përfaqësojnë kartelet e drogës, organizatat kriminale, përfaqësojnë miliardat e vjedhura të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos