Kur na ndajnë edhe dy ditë nga verdikti i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, koloneli Dilaver Goxhaj ka sjellë në vëmendje nënshkrimin e marrëveshjes pas luftës në Kosovë dhe proceset që pasuan pas saj. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se është bërë djallëzi me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, e cila parashikoi çarmatosjen e UÇK-së, ndryshe nga ajo që ishte kërkuar nga shtabi i përgjithshëm, që UÇK-ja të kthehet njësoj si garda amerikane. Sipas kolonelit, Thaçi nuk pa se çfarë firmosi dhe marrëveshja u nënshkrua pa përfshirë këtë pikë.
“Kur mbaroi lufta në Kosovë u bë marrëveshja midis NATOS-s dhe shtabit të përgjithshëm. Mua më lanë të mbaja protokollin në bisedime se çdo të bëhet me UÇK-në. Akoma nuk na kishin thënë që neve kemi firmosur në Rambuje që të çarmatoset UÇK-ja. Dhe në një moment gjenerali i NATO-s, që u bë komandant KFOR-it, kur këta tanët e kundërshtonin çarmatosjen, ai nxori telefonin dhe në telefon kishte marrëveshjen dhe tha; për mua tha kjo është Bibël, keni firmosur vetë që UÇK-ja të çarmatoset. Neve na kapi në befasi, se s'na kishin thënë që kishin firmosur të çarmatosur UÇK-ja pse domethënë pranuan që UÇK-ja s'duhet të ishte me ushtri, domethënë Kosova s'duhet të kishte pavarësi dhe kërkuan në pushim tanët dolëm në korridor dhe unë i them Hashimit, zoti Hashim, meqënëse kjo gjë është bërë, e keni pranuar tani të kërkojmë që UÇK-ja të kthehet njësoj si garda amerikane. Si është garda amerikane? Është ushtri me shërbim të detyrueshëm trevjeçar. Në qoftë se ne bëhemi si garda, ne do kemi ushtri. Duke patur ushtri morën pavarësinë. U futëm brenda edhe filloi e tha Hashimi këtë. Ai Xheksoni tha do më falni pak dhe doli në korridor dhe foli në telefon. U vonua nja 10-12 minuta, u kthye dhe tha; po të shkruhet në marrëveshje UÇK-ja të kthehet njësoj si garda amerikane. Mrekulli u mbyll. Ata i hipën helikopterit dhe shkuan në Prishtinë. Të nesërmen unë isha në telefon, sepse faksin që kishim me telefonin e mbaja unë akoma sepse mbaja bashkëveprim me NATO-n, ndërlidhjen. Po kur më marrin nw telefon dhe më thonë hapni faksin. Po vinte marrëveshja, fletë pas flete, anglisht dhe duke marrë fletat njëra pas tjetrës shikoja a do ishte kjo pika apo jo, se kjo ishte kryesorja. Shikoj nuk ishte. Hashimi thotë; shkruaj nuk e pranojmë nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe pas një ore na vjen përgjigjja; të na falni ka gabuar ushtari dhe atëherë na thanë nesër do vijë helikopteri të marrë Hashimin dhe ta nënshkruajë marrëveshjen. Dhe këta e kanë nënshkruar marrëveshjen pa këtë piikë. Këtë e shpjegon gazetari amerikan që lidhi Hashimin me Bill Klinton dhe ai tha firmosë dhe Hashimi nuk pa fare se çfarë firmosi. Kur u kthye erdhi me marrëvveshje shqip dhe anglisht pa këtë pikë. Këtu është bërë me djallëzi”, tha Goxhaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Goxhaj solli në vëmendje edhe propozimin e diplomates amerikane Madeleine Albright, e cila në marrëveshjen e Rambujesë shtoi një pikë që 3 vjet pas luftës të bëhet referendum në Kosovë, ku populli të vendosë vetë nëse do me Shqipërinë, do më vetë apo me Serbinë. Pikë që sipas tij nuk u zbatua nga asnjë pushtetar në Kosovë, por që nuk u kërkua as nga politika shqiptare.
“Neve me të drejtë i përulemi Amerikës në mënyrë të veçantë Bill Clintonit, presidentit, por de facto ne duhet t'i përulemi Madeleine Albright se ajo në konferencën e Rambujesë pasi mbaroi, u bë marrëveshja edhe ajo tha të shtohet një pikë me vete; tre vjet pasi të mbarojë lufta, të bëhet referendumi në popullin e Kosovës të vetëvendosë populli çfarë do të bëjë, do me Serbinë, do me vete apo do me Shqipërinë. Dhe kjo pikë është edhe në rezultat 12 44 të OKB-së dhe këta burra që janë tani atje u arrestuan në vitin 2019. Ç'bën nga 1999 deri në 2019? Pse nuk e zbatuan këtë pikë të rezolutës në organizatën e Kombeve të Bashkuara? 27 vjet edhe s'e kërkon asnjë politikan as në Shqipëri’, as në Kosovë. Pra kjo është tradhti”. (A2 Televizion)