Lita në “Off the Record”: Berisha kërkon të ruajë veten dhe familjen e tij nga SPAK

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2025, 21:28 | Politikë

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli, ka analizuar qëndrimin e Sali Berishës ndaj protestave dhe zhvillimeve të fundit politike, duke deklaruar se ish-kryeministri nuk ka si prioritet mobilizimin qytetar, por mbrojtjen e interesave të tij personale dhe politike.

Sipas Litës, protesta për Berishën është thjesht një mjet taktik për të “mbajtur në sqetull” një pjesë të mbështetësve që presin veprim, duke u dhënë atyre një foltore ku të shprehen. Por në thelb, ai thekson se Berisha nuk e dëshiron realisht protestën masive.

“Berisha do marrëveshje, do pakt kushtetues. Deputetët e dinë shumë mirë këtë, prandaj nuk dalin në publik. Ata e dinë se çfarë kërkon ai në prapaskenë”, u shpreh Lita.

Gazetari argumentoi se qëllimi kryesor i Berishës është të negociojë ndryshime kushtetuese që do t’i mundësonin atij të frenojë SPAK-un dhe të mbrojë veten, familjen dhe interesat e grupit të tij politik e ekonomik.

“Mendja e tij funksionon vetëm për vetëruajtje – të tijën, të familjes, të partisë dhe të rrethit të tij. Të gjithë të tjerët mund të ikin fare. Këtë e ka treguar me akte, jo me fjalë”, tha Lita, duke shtuar se Berisha prej 35 vitesh përdor mesazhe për ‘votën e lirë’ si fasadë, ndërsa aktet tregojnë të kundërtën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos