Rama u largua nga Kryeministria, Lavdrim Lita: Ka dalë për darkë me komisioneren Marta Kos

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2025, 21:01 | Politikë

Rama u largua nga Kryeministria, Lavdrim Lita: Ka dalë për darkë

Gazetari Lavdrim Lita zbulon në Off the Record se kryeministri Rama pas qëndrimit në Kryeministri me Belinda Ballukun dhe Ulsi Manjën tashmë është në një darkë me komisioneren për zgjerim Marta Kos.

Sipas Litës, Rama pritet të kthehet në kryeministri për të gjetur një zgjidhje për situatën e paparashikueshme të krijuar nga vendimi i GJKKO për zv.kryeministren.

“Kryeministri ka dalë për darkë me komisioneren Kos dhe pas shishes së verës do të kthehet në kryeministri për seancën e dytë të terapisë me Ballukun dhe Manjën për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë të parashikueshme. SPAK e ka shkarkuar Ballukun nga detyra, moralisht është rënë dhe në një farë mënyre SPAK është bërë engjëll i popullit shqiptar për ta bërë këtë vend me drejtësi.

Balluku e ka marrë tatëpjetën se sot është shtuar një dosje e dytë, pritet të shtohet dhe dosja Shtriga, kur ka qenë drejtoreshë e Anta që ka të bëjë me një aferë tjetër të Ballukut”, tha Lita për gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos