Superkomisioni në rend dite, Bardhi: PD nuk e voton, nuk dimë as objektin e punës

Nga Anesti Barjamemaj
29 Maj 2024, 17:10 | Politikë

Demokratët e Rithemelimit nuk do të japin votat për ngritjen e të ashtuquajturit Superkomision përmes të cilit mazhoranca synon të reformojë luftën kundër korrupsionit. Pas mbledhjes me grupin parlamentar, kryetari Gazment Bardhi komunikoi vendimin.

Me firmën e Lindita Nikollës, ngritja e superkomisionit është përfshirë në rendin e ditës të seancës parlamentare parashikuar për këtë të enjte.

Gjasat janë që mazhoranca të jetë e gatshme ta heqë nga rendi i ditës gjatë seancës plenare, për t’i dhënë kohë ngritjes me dakordësi të superkomisionit.

Bardhi tregon se ka pasur edhe një ftesë për takim nga socialistët, por i mbyll derën negociatave.

Në mbledhjen e grupit, demokratët kanë qenë të unifikuar në qasjen kundër superkomisionit antikorrupsion të kërkuar nga mazhoranca.

I vetmi zë ndryshe ishte ai i Dhurata Çupit, që këshilloi publikisht kolegët kundër bojkotimit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos