Surpriza e Metës, një libër nga burgu! Cakrani: Po shkruan 34 vite politike

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 13:14 | Politikë

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, tregoi se si po e përballon ish-Presidenti kohën në burg, gati një vit pas arrestimit.

“Zoti Meta shkruan çdo ditë, u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, komunikon me letra me njerëzit e tij dhe bën sport”, tha Cakrani.

“Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 34 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare”, shtoi avokati.

Në lidhje me rekursin e Metës, avokati deklaroi se nuk presin gjë nga Gjykata e Lartë.

“Kjo gjykatë është kthyer në noter të gjykatave të ulta, ka humbur rolin e saj dhe besueshmërinë te publiku. Gjykata e Lartë e ka humbur orientimin sepse duhet të dëgjonte avokatët, por merr vendime vetëm në dhomë këshillimi, pa dëgjuar palët. Qytetarët presin nga 8 vite që të vijë çështja në Gjykatën e Lartë dhe pastaj nuk të pranon rekursin. Kjo Gjykatë e Lartë është kthyer në makth për shqiptarët”, tha Cakrani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos