Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, foli për bashkëpunimin me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Celibashi u shpreh se për këto zgjedhje të pjesshme ndoshta nuk do të jetë e nevojshme, por shtoi se komunikimet janë të vazhdueshme me këto institucione.
“Ndoshta për shkak të masës në këto zgjedhje, nuk do të jetë e nevojshme për të patur një marrëveshje. Bashkëpunimin e kemi, edhe pas procesit ka vazhduar. Ne shkëmbejmë informacione me të dy strukturat”, tha Celibashi.
(A2 Televizion)