Tirana përgatitet për vizitën e Erdogan, do të përurohet Xhamia e Namazgjasë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2024, 07:59 | Politikë

Tirana përgatitet për vizitën e Erdogan, do të

I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është veshur me flamujt shqiptarë dhe turq në pritje të vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë. Presidenti i Turqisë në vizitën  zyrtare do të takohet me presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ndërsa pasdite do të përurojë xhaminë e Namazgjasë.

Në agjendën e siguruar nga A2 CNN mësohet se presidenti turk do të pritet me ceremonia në presidencë në orën 11:40 – 12:40. Më pas do të vijojë takimi kokë më kokë me kreun e shtetit shqiptar. Pas kësaj ai do të takohet me kryeministrin Rama dhe pas takimi është parashikuar për në orën 13:00 konferenca për shtyp mes dy liderëve. Ndërsa në orën 16:30 – 17:30 do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Xhamisë e Namazgjasë, shkruan A2.

Tirana përgatitet për vizitën e Erdogan, do të

Gjatë vizitës së liderit turk pritet të ketë bllokime të akseve kryesore në vend. Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar - Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar - Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

 

Të tjera rrugë të bllokuara do të jenë edhe bulevardi Dëshmorët e Kombit, rruga Ismail Qemali, Papa Gjon Pali dhe Ibrahim Rugova. Të gjitha rrugët janë në qendër.

Tirana përgatitet për vizitën e Erdogan, do të

Agjenda e Erdogan në Tiranë:

 

11:30 – 11:40

Ceremonia e pritjes në presidencë

 

11:40 – 12:40

Takim koke me koke me presidentin Begaj

 

12:40 – 13:40

Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

 

13:40 – 14:00

Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

 

14:00 – 14:30 

Deklaratë Erdogan- Rama

 

16:30 – 17:30

Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos