Tre ditë pas disfatës së 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtuesit politikë në qarqe.
Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 20:30 në selinë e Partisë Demokratike, shkruan A2 CNN.
Përveç drejtuesve politikë, në këtë takim, të parin pas zgjedhjeve, do të jenë të pranishëm edhe drejtuesit e shtabeve që kanë drejtuar fushatën.
Po ashtu mësohet se në këtë takim pritet të diskutohet për rezultatin zgjedhor dhe hapat në vijim, si do të vijojë aksioni opozitar por edhe për protestën e së premtes. (A2 Televizion)