Edi Rama hapi turin e prezantimeve për buxhetin 2026 me premtime për pensionistët dhe punonjësit me paga të ulëta. Kreu i qeverisë tha se bonusi i fundvitit do të shpërndahet para festave, ndërsa në janar 2025 paga minimale do të rritet në 500 euro. Për vitet në vijim, Rama parashikoi një rritje progresive të pensioneve, ndërsa nuk kurseu ironitë ndaj Gjykatës Kushtetuese pas vendimit për Erion Veliajn.
Premtimet i kishte të mëdha ndaj edhe syri i keq duhej larguar para se sa të niste fjalën.
Buxhetin për vitin 2026 ka numra të mëdhenj te fondi i pensioneve, por premtimin e parë e kishte me paratë e 2025.
“Pra, bonusi është i angazhuar dhe faktikisht, në kohën e përçaktuar do të fillojëshpërndarja, në mënyrë që ta keni përpara festave”, u shpreh kreu i qeverisë, raporton A2 CNN.
Nga 2025 fjalët kaluan te 2026 këtë herë duke premtuar rritje progresive te pensioneve të plota.
“Çfarë do të merrni në janar të 2026-s, do të dyfishohet në janarin e 2027-s. Do të trefishohet në janarin e2028-s. Do të katërfishohet në janarin e 2029-s. Do të pesëfishohet në janarin e 2030-s”, shtoi kryeministri.
Pensionet kanë nevojë për të më shumë kontribute dhe një zgjidhje duket se e ka gjetur duke rritur sërish pagën minimale e cila fillon nga 1 janari 2025.
“Fakti është që nga 1 janari, paga minimale në sektorin publik dhe privat, jo vetëm në sektorin publik, por dhe në çdo kompani dhe në çdo dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro”, premtoi Rama, raporton A2 CNN.
Premtimet i bëri gjatë takimit me anëtarësinë socialiste të njësisë pesë ku në krah kishte Ogerta Manastirliun, personin që zgjodhi të për të zëvendësuar Erion Veliajn, por planin ia prishi Gjykata Kushtetuese dhe mëria me trupën duket se nuk i ka kaluar ende.
“Mirëpo, tani duhet të zgjedhim, sepse kanë thënë që kryetari i bashkisë është në pamundësi ta ushtrojë detyrën, por nuk mund të bëhen zgjedhje sepse ai është kryetar bashkie. Okej, jepini mundësinë ta ushtrojë detyrën. Bukur, kur të vijë atje që të kërkojë të lirohet që të vazhdojë detyrën shpresoj që Gjykata Kushtetuese t’i rrijë besnike vetes dhe t’i japë mundësinë të vazhdojë detyrën, apo jo?”, vijoi kreu i qeverisë.
Takimet për buxhetin kreu i qeverisë njoftoi se do t’i vijojë edhe në njësitë e tjera administrative.
(A2 Televizion)
