Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, mohon që kryeministri Edi Rama t’i ketë kërkuar dorëheqjen asht siç pretendon kreu i PD, Sali Berisha.
Madje, në një komunikim me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Vëngu i cilëson deklaratat e Berishës si presion ndaj postit të tij, shkruan A2.
Pasi sqaroi këtë deklaratë, ministri i Mbrojtjes u kthye te prioritetet e Qeverisë për ta kthyer Shqipërinë një vend prodhues të industrisë ushtarake. Në bashkëpunim me izraelitët, vendi ynë do të prodhojë dronë që do të garantojnë sigurinë e liderëve të NATO-s në samitin e 2027, i cili do të mbahet në Tiranë.
Por, a është dakordësuar aleanca që sigurinë e tyre ta lënë në dorë të prodhimeve “Made in Albania”?
“Përgjigjja është po. Duhet të sigurojmë kapacitete antidron, tokësore dhe detare për mbarëvajtjen e samitit”, tha Vëngu.
Përpos sigurisë se liderëve të NATO-s, qeveria shqiptare do të duhet të mendojë edhe për flotën e emergjencave, për të evituar përballjen me mjete rrethanore të situatës me zjarret gjatë stinës së verës.
Shqipëria është e angazhuar që deri në 2025, buxheti për mbrojtjen të arrijë shifrën e 3.5% të PBB dhe 1.5% në investime në infrastrukturë civile ushtarake. (A2 Televizion)
