“U bë gjithçka për shuarjen e atij zjarri të paparë”, Rama reagon sërish për situatën në Krujë, publikon mesazhin e qytetarit

Nga A2 CNN
9 Gusht 2026, 12:39 | Politikë

“U bë gjithçka për shuarjen e atij zjarri të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi zjarrin që përfshiu Krujën, duke ndarë pamje nga operacioni në terren, dhe duke u shprehur mirënjohje pilotëve, efektivëve si dhe ushtrisë e policisë që mbrojtën jetën e banorëve.

Kreu i qeverisë ka publikuar mesazhin e një banori, ku ky i fundit e falenderon për ndërhyrjen nga ajri dhe angazhimin në shmangien e tragjedisë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë bën me dije se aktualisht është aktive vetëm një vatër e izoluar në majën e malit të Krujës. 

REAGIMI I RAMËS

Mirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit si edhe trupave speciale të ushtrisë dhe policisë, që mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve të Krujës duke ia dalë me sukses një sfide të frikshme dhe nga Kruja në Kamëz, Tiranës dhe Vorës, luftuan pa ndërprerje me zjarret e këtij gushti përvëlues.

*Aktualisht, vetëm një vatër e izoluar në majën e Malit të Krujës vijon të mbetet aktive, por njëkohësisht mbeten burim krenarie e motivimi për trupat tona përgëzimet e mesazhet e panumërta të banorëve, ndër të cilët edhe ky mesazh:

“Źoti Kryeministër, une jam nga qyteti i Krujes emigrant prej 30 vitesh ne Belgjike se pari te uroj shëndet, se dyti dua tju faléderoj juve personalisht per mbështetjen me ndërhyrjen ajrore dhe angazhimin e qeverise ne tragjedinë e ndodhur dhe se treti djemt e zjarrfikëseve të Krujes, u bë gjithçka qe mund te behej per shuarjen e atij zjarri të paparë ndonjëherë. Me respekt.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos